Universum dhe Viva Fresh Store me marrëveshje për studime duale, studentëve u mundësohet punësim

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje për studime duale me Viva Fresh Store që iu siguron studentëve qasjen e sigurt në punë para diplomimit, raporton Ekonomia Online.

Alejtin Berisha, president i Kolegjit Universum tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të krijohet një bashkëpunim me kompaninë Viva Fresh Store, që studentëve t’u mundësohet punësim.

“Ku ka më kënaqësi se të zhvillohet një bashkëpunim i tillë me kompaninë Viva Fresh dhe studentëve t’u krijohet praktikë e punës dhe krejt në fund punësim”.

“Sot e kemi një mundësi që kompania të investojë jo vetëm financiarisht te ne, por që studentëve t’u hapet perspektivë dhe studime jashtë vendit”, tha Berisha.

Kurse Korab Hoxha, zëvendësdrejtor i Viva Fresh Store, tha se ky nuk është bashkëpunimi i parë me Kolegjin Universum, por që është një iniciativë e mirë.

“Ky nuk është bashkëpunimi jonë i parë, por që nga fillimet ka qenë një projekt i parë dhe i arsyeshëm. Viva Fresh do u ofrojë komoditet dhe aftësim profesional”, tha Hoxha.

Profesori, Filip Ruxho nga Universum tha se ky është një koncept i rëndësishëm i bashkëpunimit që u mundëson studentëve të pajisje me bursa dhe u garantohet punësimi.

“Është një koncept i bashkëpunimit, që lidhet me punën tonë te vazhdueshme dhe programeve dhe studimeve të angazhimit nga studentët tonë”.

“Në këtë aspekt kjo iniciativë u mundëson studentëve të pajisen me bursa dhe të jenë t’u garantohet punësimi i tyre”, tha Ruxho.

May be an image of 3 people and people standing

Të ngjashme