UNWoman dhe UNFPA dhurojnë donacion për të mbijetuarat e dhunës në familje

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detytë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot, së bashku me ministrin në detyrë t Shëndetësisë Arben Vitia, kanë pranuar një donacioni nga UNWoman dhe UNFPA,  që do të shpërndahet në hapësirën e cila është ndarë për të mbijetuarat e dhunës në familje.

“Në këtë ngjarje, falenderuam Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, znj. Ulrike Richardson për ndihmën e vazhdueshme e sidomos në këtë kohë pandemie.Duke pasur parasysh që në rrethanat e izolimit për shkak të pandemisë, rastet e dhunës në familje janë rritur, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë gjitha masat për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje prandaj inkurajoj që dhuna në familje të mos heshtet por të raportohet”.

Haxhiu ka ftuar qytetarët e Kosovës, të heqin dorë nga dhuna.

“Këto momente të vështira për vendin, mund t’i kalojmë vetëm nëse e duam dhe e respektojmë njëri tjetrin si dhe e organizojmë bashkërisht ditën e kohën”.

Sot, së bashku me Ministrin Arben Vitia, pranuam një donacioni nga UNwomen dhe UNFPA që do të shpërndahet në hapësirën e…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Mittwoch, 29. April 2020


Të ngjashme