Uran Ismaili në objektin e EULEX-it pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Kadri Veselit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili është parë tek objekti i EULEX-it.

Në shoqërim të Ismailit është parë edhe shoferi personal i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërkaq, kjo parti para pak minutash përmes një komunikate ka njoftuar se kryetarit të saj Kadri Veselit i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe. Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme