Urë 6.7 km nga Kaçaniku deri në Han të Elezit

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 11:14 | Nga

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se në mars do të fillojë ndërtimi i Autostradës për Gjilan.

“Tani po punohet në të gjitha pjesët e Kosovës. Punët po shkojnë mirë në nderimin e Autostradës për Shkup, e cila pritet të përfundojë në fund të vitit. Po ashtu jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të Autostradës për Gjilan. Presim që së shpejti të fillojnë punimet. Për këtë Autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, kështu i tha sot RTK-së Kadriu .

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, bëri me dije se pjesa e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në Kaçanik do të lëshohet në qershor të këtij viti.

“Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri ën Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, tha Kadriu.

Kadriu foli edhe për rrugën në Veternik që së fundi një pjesë të murit mbrojtës është rrëzuar. “Do të ketë një riprojektim për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme