Urimi i Papës për Krishtlindje, ndani të mirat materiale me të varfërit

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka një kërkesë drejtë njerëzve nga vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.

Papa tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe?” ka pyetur Papa Françesku.

Sot gjatë ditës së Krishtlindjes, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme