USAID-i ndihmon zhvillimin e fuqisë punëtore në tre sektorë, Nagavci zotohet për programe adekuate

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 12:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

USAID-i në kuadër të aktivitetit pesëvjeçar “Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat” ka bërë nënshkrimin memorandumeve të mirëkuptimit me këshillat sektorial për fuqi punëtore të sektorit të TIK-ut, agrobiznesit dhe përpunimit të drurit, raporton Ekonomia Online.

Donika Maçastena, menaxhere e komponentës për ndërlidhje me sektorin privat, tha se ky aktivitet synon të mbështesë sektorin privat në artikulimin e nevojave, financimit dhe zgjidhjeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, se kanë për qëllim që të shfrytëzojnë lidershipin e sektorit privat me qëllim të ndërtimit të modeleve të qëndrueshme dhe inovative për të zhvilluar fuqinë punëtore në Kosovë.

“Zhvillimi ekonomik është partner kyç për Kosovën. Në mënyrë që sektori privat të lulëzojë kompanitë kanë nevojë për punëtorë. 42% e punëtorë kanë dalë se nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Kompanitë e kanë zhvilluar shumë informative që tregojnë se Kosova është duke lëvizur në drejtim të duhur”.

Ministrja e Arsimit Arëbrie Nagavci, tha se arsimi dhe aftësimi profesional është prioritet i Qeverisë, duke shtuar se janë zotuar që të përmbushin nevojat e tregut të punës.

Sipas saj, të rinjtë do të përgatiten për tregun e punës, ngase programet do t’u përshtaten nevojave.

“E konsiderojmë këtë projekt të një rëndësie të veçantë. Kemi pasur numër të madh të rinjve të diplomuar ankohen se nuk kanë mundësi të gjejnë vende të punës”.

“Si ministri jemi të vetëdijshëm se kemi përgjegjësi për programe kualifikimi dhe synojmë bashkëpunim në këtë drejtim. Këshillave që do të nënshkruajnë marrëveshje u uroj suksese. Zotohemi për bashkëpunim produktiv që të kontribuojmë bashkë me biznese në ofrimin e kushteve për të rinjtë tanë”.

Kujtim Tali, themelues i kompanisë “3CIS”, tha se teknologjia duhet ta bartë barrën e zhvillimit të Kosovës.

Kur foli për kompaninë tha se kanë të punësuar mbi 200 persona e se punojnë për tregjet e Amerikës Veriore.

“Punojmë për tregjet e Amerikës Veriore. Për vitin e ardhshëm kompania jonë është përzgjedh ekzekutuesi më i madh që do t’i marrim punët në Telekom, TMobile. Është një sfidë e madhe me ngrit biznes nga 200 veta në 300. Kualiteti arrihet me trajnime. Teknologjia duhet me bart barrën e zhvillimit të Kosovës”.

Valmira Haxhaj-Gushlla, udhëheqëse e aktivitetit IREX, tha se do të vazhdojnë me përkrahjen e sektorit privat, raporton EO.

“Ekipi im dhe unë jemi të lumtur për ngjarjen e sotme. Kemi pasur aktivite që nga vera dhe sot po shënojmë themelimin e tri këshillave sektoriale për fuqinë punëtore. Ne do të mbështesim iniciativa për këshilla sektorial të të rinjve dhe punëkërkuesve”.

Të ngjashme