USAID i ofron mbështetje Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 16:07 | Nga

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim drejtorët e Projekteve nga misioni i USAID-it në Kosovë.

Delegacioni i përbërë nga Christopher Thompson, drejtor i Projektit, Shibani Shah, zëvendësdrejtoreshë dhe anëtarë tjerë të këtij misioni shfaqën përkrahjen e tyre në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të ministrisë, njёherit inkurajuan ministren në vazhdimin e synimeve për përmbushjen dhe realizimin e objektivave duke llogaritur në mbështetjen e plotë të misionit të USAID-it.

Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit.

Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të ministrisë.

Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme