Ushtarë, policë, zjarrfikës e mjekë në mënyrë simbolike kujtojnë sulmet e 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, prestarë të Policisë, zjarrfikës e mjekë u bënë bashkë në sheshin Bill Clinton në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ata bënë uljen e flamurit në gjysmë shtizë pranë shtatores së ish-presidentit amerikan.

Krejt ky organizim është bërë nga shoqata Miqtë e Amerikës, për çka kryetari i saj tha se kjo është më e pakat që mund të bëjnë për Amerikën.

Sipas tij përveç që ndihmoi në çlirimin e Kosovës, shteti më i fuqishëm në botë edhe ndërtoi institucionet e vendit dhe formoi ushtrinë.

Ushtri kjo që sipas tij, do të mbrojë Kosovën në çdo cep, por edhe do të jetë e gatshme të ndihmojë ShBA-në nëse i kërkohet.

“ShBA-ja përveç që na liroi edhe formoi institucionet dhe funksionlizoi ato, më e rëndësishmja është themelimi i ushtrisë”.

“Këta policë e ushtarë do ta mbrojnë cep e më cep Kosovën, kur do që keni nevojë llogaritni që na keni krah të djathtë”.

“Në mesin e viktimave i kishim edhe tre shqiptar, kjo është krenari. Populli i Kosovës është falënderues për popullin amerikan. Mos të kemi veprime kurrë më askund në botë”.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Cimberly Riffe, koordinatore e iCiTAP dhe atashe e ambasadës amerikane.

Ajo tha se sulmet e 11 shtatorit ishin ngjarja më e rëndë për Amerikën, duke shtuar se ajo ditë nuk do të harrohet kurrë.

Ajo ka falënderuar Kosovën dhe të gjitha shtetet e tjera që për çdo vjet po e kujtojnë këtë ngjarje, raporton EO.

“Në historinë e ShBA-së kjo është ngjarja më e rëndë shumë persona u vranë e të tjerë mbetën të lënduar.  Ajo ditë nuk do të harrohet kurrë”.

“Më kujtohet mirë ajo ditë kur aeroplanët sulmuan Kullat, unë isha në punë, të gjithë ne ishin të shokuar se çka kishte ndodhur. Faleminderit miqve të Amerikës dhe Kosovës që çdo vjet kujtoni këtë ditë. Vjet nga ajo ngjarje gjërat kanë ndryshuar”.

Mëngjesin e së shtunës në nderim të viktimave të sulmeve terroriste te Obelisku në oborrin e Qeverisë u ndez qirinj, kurse nga ora 13:00 do të hapet në Muez një ekspozitë me fotografi.

Të ngjashme