Ushtarët e FSK-së dhurojnë gjak

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 14:31 | Nga

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamentit të Mjekësisë të MFSK-së, dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ka filluar aksioni humanitar-vullnetar për dhurimin e gjakut me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Aksioni humanitar vullnetar i gjakut në MFSK është miratuar nga ministri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në ditën e parë të aksionit vullnetar për dhurim të gjakut, interesimi i pjesëtarëve të MFSK/FSK-së, ishte i madh edhe përkundur që ky aksion, po mbahet në kohën e pushimeve verore.
Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është bërë tani më tradicional dhe organizohet për çdo vit (dy herë) nga Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Pjesëtarët e FSK-së i janë përgjigjur gjithmonë aksionit humanitar për dhurimin e gjakut. FSK-ja, po organizon aksionin humanitar të dhurimit të gjakut dy herë në vit, gjatë janarit dhe gjatë këtij muaji, por ata po dallohen edhe jashtë këtyre organizimeve të rregullta. FSK-ja tani më ka një traditë në këtë drejtim, dhe janë dhuruesit më të suksesshëm në nivel vendi”, tha Albana Gashi, menaxhere e marketingut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Edhe mjekja, Kymetane Bela e cila po e udhëheq këtë aksion humanitar u shpreh mese e kënaqur me përkrahjen dhe përgjigjen aksionit për dhurimin e gjakut të pjesëtarëve të FSK-së, si dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së.

Ndërsa, majori Limon Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së, njoftoi se aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë në të gjitha njësitet e FSK-së, deri më datë 31 gusht 2016, kur pritet të përfundojë.

3. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut ne MFSK 16.08.2016

4. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut ne MFSK 16.08.2016

5. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut ne MFSK 16.08.2016

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme