Ushtarët e FSK-së nisen drejt Gjermanisë për ushtrime me Amerikanët

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Një kontingjent i FSK-së është nisur në drejtim të Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Niset kontingjenti i FSK-së për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.

Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja!.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/335479808693406

Të ngjashme