Ushtarët e NATO-s zhvillojnë stërvitje në kampin “Bondsteel”

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ushtarë nga disa prej vendeve anëtare të NATO-s kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”.

Kjo stërvitje ka shërbyer si parapërgatitje për ushtrimin “Operational Rehearsal Exercise Level 2”, transmeton Klankosova.tv.

“Trupat italianë, letoneze, sllovene, turke, amerikane, britanike dhe suedeze kanë kryer ushtrimin për përballje me turmën dhe trazira në kampin “Bondsteel” në Kosovë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Image
Image
Image

“Kjo ka qenë parapërgatitje për “Operational Rehearsal Exercise Level 2”, që do të kryhet më 5 shtator”.

Të ngjashme