Ushtria e Kosovës parakalon për herë të parë shesheve të Prishtinës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 11:57 | Nga B Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”  parakaluan për herë të parë kuadratet e Ushtrisë së Kosovës para mijërave qytetarëve dhe udhëheqësve shtetëror.

Ceremonia solemne e manifestimit filloi me intonimin e Himnit të Kosovës nga Orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në manifestimin qendror morën pjesë udhëheqësit shtetërorë të Kosovës; presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ambasadori i ShBA-së, Fhilip Kosnnet, vëllai i Komandanti legjendar Rifat Jashari, ministra dhe mysafirë të shumtë, ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike.

Në kuadër të ceremonisë shtetërore ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zyrtarë të lartë të ministrisë, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së.

Kuadratet e FSK-së, parakaluan duke filluar nga Togu Ceremonial, Batalioni i Parë i BRSh-së,  Batalioni i Dytë i BRSH-së dhe Batalioni i Tretë i BRSh-së, Brigada e Mbështetjes Operacionale, Regjimenti i Mbrojtjes Civile, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendra për Studime Universitare dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Kuadratet e FSK-së, gjatë parakalimit u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga qytetarët e pranishëm në sheshin Skënderbeu.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, February 17, 2019

Të ngjashme