Ushtrimet e NATO-s, Kontingjenti i FSK-së kalon kufirin për në Hungari

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë të Kosovës, do të marrin pjesë në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR).

Ky është një ushtrim i përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, i quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

“FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD)”.

“Ushtrimi ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari”.

Të ngjashme