Uta Ibrahimi planifikon që deri në vitin 2023 të ngjitë edhe 12 male, kërkon fonde

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 13:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest, Uta Ibrahimi ka nisur fushatën “14 Majat e Himalajeve”.

Uta ka lansuar kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmjet “Kosova Ideas” dhe të njëjtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e  “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë ti realizoj këtë pranverë.

Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majën e Everestit 8884 metra dhe Majën Manasulu 8163 metra Uta tha se planifikon që deri në 2023 të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi  pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.

Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce në prill – maj 2018 dhe pastaj K2 me lartësi 7221 metra përgjatë muajve korrik – gusht.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës.

Të ngjashme