Vajza bie në lumin Bistrica në Pejë, policia jep informacione

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë sot dhe e njëjta është shpëtuar nga qytetarët që ndodheshin në atë zonë.

Vajza është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:15, policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka konfirmuar ai.

Të ngjashme