Vaksina anti-Covid në Kosovë, 1 300 farmacistë presin të futen në listën e vaksinimit

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 08:31 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që farmacistët e licencuar të futen në listë për vaksinim.

“Barnatoret si institucione shëndetësore japin një nga segmentet e caktuara të shëndetësisë ku pacientët furnizohen me produkte mediciale dhe në mënyrë që mos të ketë shkëputje të këtij zinxhiri që pacientët të furnizohen”.

“Natyrisht edhe kjo kategori e profesionistëve shëndetësor duhet të mbrohet edhe për këtë arsye duhet të mbrohemi dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe si odë ne kemi dërguar listat e farmacistëve të licencuar duke i kategorizuar edhe në bazë të vendbanimit në mënyrë që të bëhet një listë e përgjithshme e profesionistëve ku pastaj ato thirren lista për të marrë pjesë që të vaksinohen”, është shprehur ai.

Jakupi ka treguar se kanë pasur dy takime konsultative me MSh-në në mënyrë që mos të bëhen gabime në lista.

Gjatë vikendit dhe para se të mbërrinte vaksina edhe të premten dhe të shtunën nga ministria na kanë kontaktuar në mënyrë që ne të bashkëpunojmë dhe që ne mos të bëjmë gabime në lista, pra të përfshihen të gjithë farmacistët e licencuar dhe besoj që kjo ka ndodhur edhe me odat e tjera të profesionistëve shëndetësor edhe për kategoritë tjera të profesionistëve në mënyrë që përgatitja të jetë adekuate dhe që kjo kategori të mbrohet që mos të cenohet dhënia e shërbimeve shëndetësore në populate” ka shtuar ai.

Sipas Jakupit janë gjithsej 1 300 farmacistë që ka Oda prej të cilëve 650 janë në kontakt direkt me virusin.

“Oda e Farmacistëve ka në listën e anëtarëve të saj rreth 1 300 farmacistë nga të cilët një pjesë mund të jenë farmacistë që janë dhe jetojnë në shtetet e jashtme pra kësaj liste mund t’i hiqen rreth 100 farmacistë”.

“Në anën tjetër prej kësaj liste 1 200 janë rreth 650 të cilët punojnë në mënyrë të drejtpërdrejt me pacientë në barnatore qoftë në komunitet apo barnatore spitalore. Pavarësisht se ku ata e japin shërbimin kanë komunikim drejtpërdrejt me pacientët dhe aty është rrezikshmëria e kontaktit”, ka thënë ai.

Kreu i Odës së Farmacistëve ka shprehur besim që plani për vaksinim i hartuar nga Instituti Kombëtar.

“Nuk mund të ketë neglizhim sepse kjo është një çështje e rregulluar në planin e vaksinimit edhe plani është i hartuar nga Instituti Kombëtar. Janë profesionistët shëndetësor kategori e përcaktuar me ligj dhe nuk mund të ketë anashkalime”.

“Në mes të profesioneve shëndetësor përcaktohen prioritet sepse farmacistët ndoshta nuk mund të dalin para infektologëve apo para anesteziologëve”, ka përfunduar Arianit Jakupi për EO.

Të ngjashme