Vaksinat e para kundër gripit sezonal për personat e moshuar pa përkujdesje familjare

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 09:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të moshuarit në shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare janë vizituar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Ditën Botërore të të Moshuarve, raporton Ekonomia Online.

Reçica e Zemaj thanë se në kohë të pandemisë, kujdesi institucional ka qenë më i veçantë te kjo kategori, teka iu premtuan se vaksina e parë kundër gripit sezonal do të përdoren te kjo kategori.

Zemaj me këtë rast tha se kujdesi institucional për këtë kategori nuk do të mungojë.

“Kemi ardhur të ju urojnë Ditën e të Moshuarve. Përmes juve tregojmë përkujdesjen institucionale që kontributi i atyre që kujdesen është i madh. Punëtorët e kujdesit këtu që punojnë meritojnë respekt dhe pandeminë e kemi kaluar në mënyrën më të mirë”.

“IKShPK-ja është përkujdesur që të kujdesen për juve, andaj ne shpresojmë që ta keni kujdesin e mirë dhe bashkë ta përmirësojmë më mirë. Synimi ynë është vaksinimi kundër gripit ku nga këtu do ta bëjmë vaksinimin”, tha Zemaj.

Ministri Reçica tha se si shtet dhe shoqëri duhet të bëjmë akoma më shumë për këtë kategori të qytetarëve.

“…pikërisht ky është edhe misioni im si ministër i MPMS, pra për të bërë më të mirën e mundshme që këta bashkëqytetarë të kenë kushte dhe shërbime sa më të mira jetese”.

Drejtroi i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se nga e premtja do të fillojë ritestimi për këtë kategori, raporton EO.

“Vërtete është nder të jem këtu dhe e dini se çdo vit jemi këtu bashkërisht për 365 ditë. Kemi bërë kujdes të veçantë dhe je i kategori e veçantë që ne do ta bëjmë që nga nesër do të fillojmë ritestimin dhe ta shohim se deri ku jemi me pandemi”, tha Ramadani.

Përderisa drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve falënderoi ministrat për siç tha ajo kujdesin që kanë treguar në kohë pandemie.

Lexo më shumë:

Të ngjashme