Vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës, Syla: Rama dha mesazhin se vëllau-vëllanë nuk e lëmë

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka qenë i pranishëm në procesin e vaksinimit të mjekëve nga Kosova në Kukës.

Syla ishte tepër i emocionuar ku vlerësoi kryeministrin Rama për mesazhin e dhënë se vëllau-vëllanë e ndihmon dhe sot lumturoi bluzat e bardha të Kosovës.

“Nga gjithë thellësia e zemrës i shpreh falenderimet kryeministri Rama ku si gjithë populli shqiptar më në fund edhe ne e filluam vaksinimin e mjekëve të Kosovës, si i vende që ka mbetur pa vaksinë. Duhet të shohim këto fytyra të gëzueshme sot që po marrin vaksina dhe ky është një mësim që ne mundemi së bashku dhe vëllu vëllanë nuk e lëmë. Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh shumë të artë se si duhet të ishte, faleminderit”, tha Syla nga Kukësi.

Të ngjashme