Valon Murati jep një propozim për pacientët me Covid, Naser Ramadani e mbështetë i pari

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes per Bashkim, Valon Murati, pas kërkesave të shumta të pacientëve të infektuar me Covid19 për sigurimin e plazmave të gjakut ka dhënë një propozim të qëlluar, i cili u mbështet menjëherë nga drejtori i IKSHPK-së.

Murati ka propozuar që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, së bashku me QKUK-në, IKSHP-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer covidin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm.

“Ditëve të fundit, me rritjen e numrit të të infektuarëve me covid, është rritur kërkesa për plazmat e gjakut, të cilat përmbajnë mbi 50 antitrupa.

Kemi parë edhe shumë figura publike të kenë nevojë e po ashtu kërkojnë ndihmë për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, mund ta marrim me mend se sa të vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat tona.

Andaj do të ishte mirë që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, së bashku me QKUK-në, IKSHP-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer covidin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm.

Besoj solidariteti nuk do të mungojë, ashtu siç edhe po ka përgjigje në këto thirrjet individuale, por duhet një organizim shtetëror në mënyrë që efekti të jetë më i madh dhe të ketë plazma për të gjithë ata që kanë nevojë”, shkroi ai.

Kurse, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani iu përgjigj në postin e tij duke mbështetur këtë propozim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme