Valon Tolaj emërohet drejtor menaxhues i AKP-së

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka emëruar Valon Tolajn drejtor menaxhues me mandat 4-vjeçar.

“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar z. Valon Tolaj në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër (4) vitesh. Mandati i z. Tolaj fillon me 26 nëntor 2018. Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi propozimet për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shit blerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 Euro, Ndërmarrja e Re Sharrcem të paguaj siç çmim shtesë për blerjen e aksioneve.

Po ashtu Bordi i Drejtorëve mori vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM“ Golesh dhe “XIM” Strezovc të ndiqen hapat ligjor për inkasimin e këtyre ndëshkimeve”, shkruan në njoftimin në Facebook.

Image may contain: 3 people

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

Të ngjashme