Valon Tolaj takon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja Institucioneve, si dhe për shqyrtimin e zgjidhjes së çështjeve që kanë mbetur të hapura.

Kryetari Haliti e njoftoi Tolajn për punën dhe aktivitetet komunale, ndërkaq drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen, si dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në zgjidhjen e kontesteve të mundshme, që kanë të bëjnë me privatizimit.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme