Vanesa Rexhepi: Do t’i ruajmë dhe kultivojmë virtytet e babit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 12:52 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fjalën e saj në mbledhjen komemorative, vajza e  ish-kryeministrit Bajram Rexhepit, Vanesa ka thënë se virtytet e larta të babit të saj, do t’i ruajnë dhe do t’i kultivojnë, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse e pikëlluar dhe katandisur nga dhimbja për vdekjen e tij do të përballojmë pikëllimin me krenarinë që na la, me trashëgiminë, personalitetin e tij prej punëtori dhe humanisti të madh. Në këtë akademi në nderim të babit tim, do ta përballojmë pikëllimin me virtytet që ai na i la. Në emër të familjes falënderoj përzemërsisht institucionet për trajtimin e sëmundjes së tij por edhe për organizimin e kësaj ceremonie”.

“Virtytet e tij të lara, dashurinë, sinqeritetin, butësinë, do t’i ruajmë dhe do t’i kultivojmë me përkushtim për breznit e reja. Në emër të familjes time, në emër të familjes Rexhepi, falënderoj përzemërsisht institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës për angazhimin maksimal dhe përkushtimin dhe trajtimin gjatë kohës së sëmundjes së tij, e veçanërisht për organizimin e kësaj akademie përkujtimore”, tha Rexhepi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme