Vapa afrikane në Kosovë, këto janë temperaturat për sot

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 10:01 | Nga

Temperaturat gjatë ditës së sotme në Kosovë, pritet të jenë mjaftë të larta. Ato maksimale pritet që të shkojnë deri në 37 gradë celsius.

Ndërkohë që temperaturat minimale do të sillen nga 16C deri në 17 celsius.

Vapa afrikane pritet të zgjatë deri të shtunën, ndërsa sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë edhe mbi rajon, që do të sjell mot më të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 26 C.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme