Varroset 55-vjeçari nga Randobrava që humbi jetën në Slavonski Brod

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Këtë të mërkurë është varrosur një nga viktimat e aksidentit në Slavonski Brod të Kroacisë, nga ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë.

Hamet Hoxha, 55-vjeçar nga Randobrava, u përcoll sot për në banesën e fundit, në Prizren.

Edhe viktimat e tjera kanë ardhur sot, gjatë ditës, në atdheun e tyre, ku do të pushojnë në dheun e tyre përgjithmonë.

Të ngjashme