Varroset me nderime të larta Hoxha dhe ish luftëtari i lirisë Avdyl Krasniqi

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar në Burojë të Skenderajt ceremonia e varrimit të Hoxhës dhe ish luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avdyl Krasniqi.

Ai u bashkua përpjekjeve për liri qysh nga vitet e 90-ta, por ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale.

Ngushëllime familjarëve iu shprehën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli si dhe shumë personalitete tjera.

Të ngjashme