Varroset viktima e aksidentit të djeshëm në Podujevë, familja Zeka ia fal gjakun familjes Muçiqi

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

 Një aksident i rëndë që ndodhi në mes dy veturave ditën e djeshëm në Shtedim të Podujevës, mori jetën e 73 vjeçari.

Automjetet që u aksidentuan mes vete ishin duke garuar me një shpejtësi të madhe.

Vdekjen e tij e konfirmuan edhe Policia e Kosovës.

Ndërsa sot kur edhe u bë varrimi i të ndjerit, Januz Zeka, familja Zeka të cilët humbën familjarin e tij, i falën gjakun familjes Muçiqi nga Podujeva.

Pikërisht në momentin kur po bëhej ceremonia e varrimit të 73 vjeçarit, familja Zeka fali edhe gjakun duke mos lënë kështu hapësirë për ndonjë mosmarrëveshje të mëtutjeshme në mes tyre.

Ndryshe si pasojë e këtij aksidenti të djeshëm pësuan lëndime trupor edhe dy persona të tjerë, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë sot arrestimin e dy shoferëve të cilët po ngisnin veturat garuese./Indeksonline/

Të ngjashme