Vasfije Krasniqi dhuron pako ushqimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi-Goodman, ka shpërndarë pako ushqimore për të mbijetuarat e tjera në Kosovë.

Kjo ishte edhe donacioni i parë nga Fondacioni “Vasfije’s Initiative”.

Duke falënderuar të gjithë kontributdhënësit, vëllai i Vasfijes Nafi Krasniqi, njoftoi se vlera e përgjithshme është 5 mijë dollarë.

Statusi i plotë:

Njoftim! Sot kam përfunduar shpërndarjen e donacionit të dhuruar nga Buqja, i dedikuar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale. Kjo ishte mbështetja e parë nga Fondacioni i Vasfije’s Initiative. Ne falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar, vlera e përgjithëshme 5 000$.

Shpërndarja është bërë si në vijim:

DPG-Prishtinë, 3-ipërfituese,

QKRMT-Prishtinë, 8-të përfituese,

QPDG-Drenas, 14-të përfituese (pako ushqimore),

Medika Kosova-Gjakovë, 7-të përfituese,

Medika Gjakova-Gjakovë, 7-të përfituese,

LIVCZHK-Fushë Kosovë, 6-të përfituese,

FNLK-Prishtinë, 6-të përfituese,

PEA-Gjilan, 6-të përfituese,

Ne falenderojmë të gjitha qendrat për bashkëpunim!
#Thankyoumyqueen!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme