Vasfije Krasniqi-Shyhrete Sylejmanit:Gjithmonë do ta kesh përkrahjen time

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale – gruaja e parë që doli publikisht për të dënuar mizoritë e Serbisë i doli në krahë Shyhrete Tahiri- Sylejmanit, e cila njësoj sikurse ajo kërkoi drejtësi për krimin që i është bërë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Facebook”, i tha se Shyhretja, gjithmonë do ta ketë përkrahjen e saj.

“Drejtësi Për Të Gjithë
E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimresha ime”, tha ajo.

Shyhrete Tahiri –Sylejmani, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës sot publikisht të dorëzoi kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që dhunuesit të dënohen.

Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, por ka dal të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin e saj

Të ngjashme