Vatovci akuzon Pacollin për mashtrim, thotë se nuk ia mori djalin në punë

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci ka kritikuar ashpër kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vatovci e ka quajtur Pacollin mashtrues – pasi sipas tij gjatë fushatës i kishte premtuar punësimin e djalit të tij, Egzonit në kompaninë Siguria, e cila është nën-pronësinë e Pacollëve.

“Është e vërtetë se nga shtati jam i vogël, por nga mendja jam shumë i kjellt o z.Behxhet Pacollo”, ka shkruar mes tjerash ai.

Përgjatë këtij shkrimi, Vatovci ka treguar se rasti ka ndodhur me 12 shtator, ku Pacolli para përkrahëseve të AKR-së, i kishte dhënë 20 euro Vatovcit.

“Para elektoratit tuaj mi gjuajte 20 euro thua se unë jam lypsar a bonjak”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i Vatovcit:

Të ngjashme