Vazhdojnë pritjet në pikën kufitare në Merdare

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, edhe sot janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë dri në 1,500 metra.

Edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë ka pritje. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.

Piikat e tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.

Gjithashtu, bëhet e  ditur se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kufiri #Merdare: pritja është 2 orë deri 2 orë e 40 minuta për të dalur nga #Kosova. #RrugëTëMbarë https://t.co/W6qRgekj9k

Gepostet von Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar am Freitag, 3. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme