Vazhdojnë vjedhjet: Policia raporton për plaçkitjen e një pompe të benzinës në Ferizaj

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Gërlicë në Ferizaj dje rreth orës 2:23 është grabitur një pompë e benzinës nga dy persona të maskuar.

Policia njofton se janë grabitur 140 euro, ndërsa hajnat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kishin grabitur 140 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës nëpërmes raportit të saj 24 orës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme