Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, era e tymit ndjehet edhe në Pejë

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Nga mbrëmja e së premtes zjarret kanë përfshirë masivet pyjore në fshatin Stankaj të Rugovës.

Zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës, raporton radio1.

Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate, por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.

Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.

Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme