Vazhdon bashkëpunimin në mes SHKK-së dhe ICITAP-it amerikan

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit, znj. Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, z. Selmani, falënderoi Atashejen, znj. Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat dita ditës po ndikojnë në rritjen e profesionalizmit të SHKK-së.

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt.

Të ngjashme