Vazhdon fluksi i mërgimtarëve në kufij, mbi tri orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Pritjet nëpër pike kalimet kufitare kanë vazhduar edhe mëngjesin e së mërkurës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tri orë e gjysmë.

Mërgimtarëve të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovës, tashmë u ka ardhur koha e kthimit, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në kufi.

Pritje po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardh, dhe Jarinje afërsisht rreth një orë.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 08:30, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Vërmicë, por vetëm rreth gjysmë ore.

Të ngjashme