Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK në Hagë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të vazhdojë sot në ora 09:30, në Dhomat e Specializuara në Hagë, me dëgjimin e dëshmitarit të tretë në këtë proces gjyqësor.

Në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili ka filluar më 7 tetor 2021, deri tani e kanë përfunduar dëshminë e tyre dy dëshmitarë, ndërsa sot do të dëgjohet dëshmitari i tretë i cili do të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së ish-krerëve të OVL-UÇK.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Të ngjashme