Vazhdon të jetë e mbyllur rruga Mitrovicë-Bajgorë

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 09:07 | Nga

Pas problemeve të përsëritura me rrugën R – 129, Mitrovicë – Bajgorë është marrë vendim që të ndërpritet qarkullimi për vetura.

Kjo sipas Ministrisë së infrastrukturës është bërë pas sugjerimeve nga përgjegjësit që e kanë monitoruar situatën atje.

“Në rrugën R129 (Mitrovicë – Bajgorë), lokacionin Stan – Tërg, ka patur rrëshqitje të masivëve të gurëve dhe dheut, për siguri në komunikacion kemi vendosur që rruga të bllokohet sonte gjatë gjithë natës dhe nesër gjatë paraditës. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t’i neutralizojë”, thuhet në kumtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme