Vazhdon të rritet numri i pacientëve të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se 380 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Nga këta 316 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 104 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 47 pacientë

Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

Spitali i Pejës, 36 pacientë

Spitali i Gjilanit, 54 pacientë

Të ngjashme