Vdekja e 16 vjeçarit në Deçan, Policia del me raport

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur 16 vjeçari Rilind Zeqiraj, i cili po merrte trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti trafiku në Gllogjan të Deçanit.

Sipas njoftimit të policisë të martën, viktima ishte aksidentuar më 7 gusht derisa ka vdekur më 14 gusht, pas një jave trajtim në një spital jashtë Kosovës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh. Gllogjan, Deçan 07.08.2022 – 03:30. Lidhur me rastin me datë 14.08.2022 nga familjaret jemi njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjeksorë jasht vendit ka ndërruar jetë”, njofton PK-ja.

I ndjeri do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Gllogjan.

Ndërkohë, që gjatë ditës së djeshme kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur me vdekjen e 16-vjeçarit.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Agron Zeqiraj nga Gllogjani, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 16 vjeçare. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeqiraj!
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhimbje!”, shkruan Ramosaj.

Të ngjashme