Vdekja e 70-vjeçarit në motel, Policia jep detaje për ngjarjen

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 70 vjeçarit në një motel në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se personi ka vdekur sot në fshatin Prugovc rreth orës 08:30.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai për Metron.

Tutje nga Policia kanë thënë se aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë që rastet e vdekjeve të të moshuarve në motel, kohëve të fundit në Kosovë janë në rritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme