Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë, Osmani ngushëllon familjen Sadrija

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Sadrija, të cilët kanë humbur dy fëmijët pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.

Osmani në telegramin e ngushëllimit shkruan se bashkëndjen me familjet për humbje të parakohshme të fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

“E nderuar familje Sadrija, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj! I përhershëm qoftë kujtimi për ta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Të ngjashme