Vdekja e grimeres nga Vushtrria, reagon Sellma

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Grimerja Sellma Kasumoviq ka reaguar pas vdekjes së grimeres nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila ishte e infektuar me COVID-19. raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Sellma ka thënë se rastet si ky janë thirrje për vaksinim.

“Kolegia ime, grimerja Liberta Selaci, 28-vjeçare dhe shtatzënë, sot humbi jetën nga virusi. U prehtë në paqe ajo bashkë me foshnjën e palindur e Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve e miqëve në këto çaste të vështira!

Raste si ky dhe të tjera për çdo ditë, le të jenë thirrje për vaksinim. Ju lutem shpirtërish dhe sinqerisht të vaksinoheni, Virusi nuk po njeh moshë”, ka shkruar Sellma.

Ndryshe, një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19.

Të ngjashme