Vdekja e kosovarëve në Shqipëri, kultivuesit thonë se sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Mjekët në Shqipëri pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti kanë deklaruar se shkak i humbjes së jetëve mbetet ngrënia e kërpudhave helmuese.

Familja ka reaguar në vazhdimësi duke dyshuar në ofrimin e trajtimit mjekësor ndërkaq njohësit e cilësisë së kërpudhave thonë se sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar.

Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave thotë se sezoni i tyre nis më 25 maj.

“Sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar andaj këtu duhet të involvohen të gjithë se a është në pyetje helmimi i këtyre njerëzve. Më para fillojnë kërpudhat ushqyese sesa helmuese”, tha Krasniqi për RTK’në.

Ai shpjegoi se si mund të dallohet kërpudha helmuese nga ajo ushqyese.

“Kërpudhat që janë helmuese janë të së njëjtës familje. Ai që është i helmuar me prerjen e saj ai liron ngjyrë stilografi. Disa kërpudha kur hidhen të zihen ato lirojnë qumësht që nuk janë të mira, janë helmuese dhe pjesa dërrmuese e kërpudhave të tjera kanë një erë të rëndë, kundërmojnë dhe vërehet shumë lehtë”, sqaroi ai.

Të ngjashme