Vdekja e regjisores Berisha, reagon Presidentja Osmani

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha, duke thënë se vdekja e hershme e saj është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.

“Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar.

Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha. Vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.

Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi.

Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar.

Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Të ngjashme