Vdes 13-vjeçari nga Rahoveci i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

13-vjeçari nga Rahoveci, Erhan Mushla i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur zyrtarët e shkollës ku ai mësoi.

Operacioni i tij duhet të bëhej jashtë vendit, por që fatkeqësisht, ai nuk i mbijetoi sëmundjes.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit e tij, për kohë të gjatë do t’a ndiejmë mungesën e Erhanit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Na la një shok i mirë, e pabesueshme Erhan që ike kaq shpejtë, Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd. Shokët dhe shoqet e klasës VII/1 SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec.

E nderuara familja Mushla me dhembje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Erhanit, ndajmë dhembjen me humbjen e nxënësit të nderuar, shembëlltyra e tij prej një nxënësi shembullor do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një kujtim i paharruar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit e tij, për kohë të gjatë do t’a ndiejmë mungesën e Erhanit.

Drejtoria e shkollës dhe Këshilli i Arsimtarëve SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec.

Të ngjashme