Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica në aksident trafiku në Gjermani

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Sot ka vdekur në aksident trafiku një 23-vjeçar nga Mitrovica.

Sipas mediave gjermane i riu mitrovicas kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura u përplas në barrierën qendrore.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari u hodh nga makina. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

Të ngjashme