Vdes 3 vjeçari që pësoi djegie të rënda pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga zjarri

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Intenisvës, Shaqir Uka.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka për Express.

Ndryshe, një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrymën. E për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it.

Lidhur me këtë rast Zyra për Komunikim në KEDS në një përgjigje për Express ka thënë se ekipet në vendin e ngjarjes kanë marrë të dhënat dhe janë duke i analizuar ato për krijimin e një raporti.

Pasi raporti në fjalë nuk ka përfunduar akoma, KEDS ka kërkuar që palët të përmbahën nga konkludimet lidhur me shkaqet e zjarrit.

“Ekipet e KEDS kanë qenë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë të dhënat, janë duke i analizuar ato dhe do ta përpilojnë një raport profesional ne baze te atyre te dhenave. Pasi raproti nuk eshte i gatshem ende, KEDS lut të gjitha palët të përmbahen nga konkludimet lidhur me shkaktarin e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e KEDS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme