Vdes 71 vjeçari nga Kosova në një burg në Japoni

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Një 71 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një burg japonez në qytetin e Osakas.

Pensionistit i cili jetoi për shumë vite në Gjermani iu shqiptua një dënim prej nëntë vitesh burgim, për trafik me lëndë narkotike.

Personit me inicialet K.P, vitin 2015 ishin gjetur tre kilogramë drogë e llojit Crystal Meth, e cila kapte vlerën prej 500 mijë eurosh.

Fëmijet e tij që jetojnë në Gjermani i kanë akuzuar autoritetet japoneze se e kanë dënuar pafajshëm babain e tyre.

“Babai ynë është abuzuar si korrier droge”, thonë me bindje familjarët e tij. Në shkurt të vitit 2015 ai, përkundër paralajmërimeve këmbëngulëse të tyre, kishte fluturuar për në Hong-Kong, pasi që kishte siguruar një biletë pa pagesë”.

Sipas tyre 71 vjeçari ka marrë një letër sipas së cilës do të merrte 50 mijë euro nga trashëgimia e një multimilioneri.

Këto para ai donte t`i përdorte për gruan e tij të goditur nga sulmi në tru, e cila kishte nevojë për përkujdesje dhe e cila ndërkohë ka vdekur, shkruan westfalen-blatt.de

“Në Hong-Kong ai ka takuar persona deri tani të panjohur. Pak para se të fluturonte për në Japoni, atij një grua i kishte dhënë një çantë, në të cilën i kishte thënë se kishte një dhuratë për gruan e tij të sëmurë. E në të vërtetë, aty kishte pasur drogë. Pastaj ai ishte kapur në doganën japoneze me drogën e përmendur dhe ishte gjykuar me nëntë vjet burgim. Djemtë e tij kishin marrë pjesë në gjykim” theksojnë djemtë e 71 vjeçarit.

Në tetor të vitit 2018 K. P. në qelinë e tij pëson gjakderdhje në tru dhe prej atëherë ka rënë në komë.

Ai vdes më 5 tetor 2019 familja tashmë e ka sjellë kufomën e tij në Gjermani.

“Transportimi i kufomës na ka kushtuar 25 mijë euro”, ankohet i biri.

Derisa ai ende ishte në gjendje të mirë, kishte kontaktuar me djemtë e tij, duke këmbyer letra, por nuk i kishin treguar se nëna e tyre, gruaja e tij, kishte vdekur në vitin 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme