Vdes Agim Zatriqi, ish-drejtor i RTK-së

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 18:09 | Nga

Në moshën 66-vjeçare, ka vdekur Agim Zatriqi, ish-drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.

Zatriqi ishte funksionar në periudhën socialiste të Kosovës. Pas vitit 1999 ishte analist i medieve në Qendrën “Gani Bobi”, kurse në vitin 2001 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.

Zatriqi ishte i njohur si njëri ndër ekspertët më të shquar të medieve kosovare, profesionist i përkushtuar i nivelit ndërkombëtar.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, në varrezat e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme