Vdes aktivisti i PDK-së në Fushë-Kosovë, Veseli ngushëllon familjen

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Fushë Kosovës, Isa Breznica.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë”.

“Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme