Vdes aktivisti që nuk mungoi në asnjë protestë të Vetëvendosjes

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rifat Gola. Lajmi është bërë i ditur nga dega e VV-së në Gjakovë.

“Që nga ditët e para ka qenë aktiv në çdo aktivitet të Lëvizjes. Pavarësisht moshës nuk ka humbur asnjë protestë që kemi organizuar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, dashamirëve dhe bashkëqytetarëve të bacës Rifat. Gjithmonë në mendjen tonë”, njofton Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë.

Të ngjashme